Berisha sulmon Altin Dumanin: Mashtrues i rangut të lartë, mbron vjedhjen e votës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 10:19 | Politikë

Berisha sulmon Altin Dumanin: Mashtrues i rangut të lartë, mbron

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani.

Kreu i demokratëve u shpreh se Dumani është në shërbim të Edi Ramës dhe mbylli të gjitha paditë e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve me pretendimin se nuk ka prova.

“Në paraqitjen time lashë këtë shënim Altin Troplinit alias Dumani është një mashtrues i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP për krime elektorale, pati amoralitetin e plotë, të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet përpara shqiptarëve për këtë mashtrim dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën në zbërthimin e këtij mashtrimi publik. Me këtë mashtrim publik Altin Troplini është dhe avokati kryesor i krimit elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji për votimin e lirë”, tha Berisha.

Sali Berisha foli gjithashtu dhe për deklaratat e kreut të SPAK për çështjen e Thoma Gëllçit.

“Në një mashtrim të pacipë ai iu tha shqiptarëve se Strasburgu për çështjen Gëllçi. Sipas tij Strasburgu vendosi në bazën e një mashtrimi. Ordiner. Avokati i Gëllçit deklaroi se Thoma Gëllçi ka marrë në telefon shefin e komisariatit se po vij. Imagjinojeni ju se kush është mashtruesi. Në vend se të kërkojë ndjesë për masat represive ndaj Gëllçit, ai mashtron shqiptarët, sikur Strasburgu veproi në bazën e mashtrimit”, përfundoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos