“Opozita është sot përcaktuese e jetës politike”, Berisha: Demokraci pa opozitë nuk ka dhe nuk mund të ketë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2023, 10:09 | Politikë

“Opozita është sot përcaktuese e jetës

Demokraci pa opozitë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Kështu u shpreh Sali Berisha në një lidhje të dytë live në Facebook, brenda sallës së parlamentit, pak minuta para votimit. Në fjalën e tij, ai tha se sot opozita është faktor përcaktues i jetës politike në vend dhe shpresa e vetme e shqiptarëve. Sipas Berishës, mazhoranca ka frikë nga krimet dhe vjedhjet që ka kryer.

“Edi Rama nuk guxon të futet nga dera zyrtare, por preferon tunelet njëlloj sikur të ishte terrorist apo klandestin. Jua paraqita këtë shembull për t’ju treguar se kush ka frikë sot, këta janë bota e frikës dhe krimit, kurse opozitarë janë burrat dhe gratë e idealeve që janë të vendosur sot më shumë se kurrë të përballen me këtë bandë që po i varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët, që po vendos Shqipërinë krahas Rusisë së Putinit, duke arrestuar liderin e opozitës. Kjo frikë është dëshmia më e fuqishme që opozita është sot përcaktuese e jetës politike në vend. Është faktori kryesor në politikën e Shqipërisë dhe shpresa  e vetme e shqiptarëve dhe këta që janë sot këtu kanë frikë dhe tmerr nga vjedhjet e tyre implikimet në krim dhe shërbimet që i kanë bërë kreut të Meduzës, Edi Ramës”.

Berisha theksoi se kjo është një ditë motivimi për çdo demokrat, opozitar dhe qytetar që beson se një demokraci a opozitë nuk ka dhe nuk mund të ketë.

“Kjo është një ditë motivimi për çdo demokrat, opozitar dhe qytetar që beson se pluralizmi politk dhe opozita janë vlerat më të fuqishme morale të një kombi dhe që beson se një demokraci a opozitë nuk ka dhe nuk mund të ketë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos