Berisha përgëzon Lapajn për mbështetjen ndaj Binajt: Kjo kandidaturë i bën nder qytetit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 13:20 | Politikë

Berisha përgëzon Lapajn për mbështetjen ndaj Binajt: Kjo

Sali Berisha ka përgëzuar edhe kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj për mbështetjen që ai shprehu një ditë më parë ndaj kandidaturës së Florian Binajt për bashkinë e Tiranës. Në konferencën për mediat teksa bëri publik emrin e Binajt, që PD do të mbështesë në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ai i bën nder qytetit.

“Tani, unë përgëzoj zotin Lapaj për mbështetjen që ka shprehur. Grupi ynë po takohet me radhë me aleatët dhe opozitarët. Mendoj se ne sugjerojmë të mbështesim një kandidaturë, për të cilën janë të vërteta çdo fjalë që thashë. Nuk ka arsye të mos mbështetet ai. Ai i bën nder qytetit, në qoftë se kemi parasysh qytetin, Florjan Binaj i bën nder qytetit. Nëse shohim pastaj në raporte partiake, ai nuk është partiak. Ai është një qytetar, është një njeri i kauzave qytetare, është një luftëtar kundër korrupsionit dhe kjo është një gjë shumë, shumë e çmuar”.

Sipas Berishës kjo është kandidatura që plotëson të gjitha kushtet dhe falënderon çdo njeri që ka marrë përsipër të kandidojë.

“Unë bëra transparencë për qëndrimin tonë. Nuk thashë gjë tjetër. Që PD do diskutojë me aleatët për këtë kandidaturë si më e përshtatshmja. Kjo është gjëja më normale. Sepse është një e vërtetë kjo. Ne mbështesim, gjykojmë se kjo është kandidatura që plotëson të gjitha kushtet dhe i falenderojmë çdo kandidaturë që ka marrë përsipër të kandidojë. Unë fola para jush në mëngjes. Ata janë personalitete shumë serioze, pa përjashtim. Kam vetëm respekt për ta”.

Ai akuzoi sërish kandidaten socialiste Ogerta Manastirliu se ka dosje në SPAK dhe mban mbi vete barrën e krimit.

“Pastaj një gjë, nuk mund të ketë në analet e historisë kandidate si Ogerta, nuk mund të ketë. Ajo ka barrën e krimeve. Ajo ka disa dosje në Skap që i bllokon Altin Troplini. Ka disa, jo një. nuk ka një të dytë kampion në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë siç është ajo. Me fakte, me dokumente. A i keni parasysh sterilizimet? A i keni parasysh vdekjet nga mungesa e ilaçeve? E thashë edhe një ditë, ajo me Edi Ramën mund të gjykohet në gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Ne do e konsiderojmë këtë gjë... në qoftë se ligji ndërkombëtar na e jep këtë mundësi. Ju a e morët vesh, 4 mijë ilaçe të skaduara. KLSH thotë se ka mungesa totale të kimioterapisë dhe Edi Rama shpenzon 22 milionë euro me avion privat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos