Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës me 5 mbiemra

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 10:49 | Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një dokument të ri, që sipas tij, vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, të cilën ai e cilëson si “Irena me pesë mbiemra” është dëbuar nga Greqia për hyrje me vizë të falsifikuar. Në një deklaratë ëpr mediat pas paraqitjes në SPAK, kreu i selisë blu u shpreh se dokumenti, i lëshuar nga Policia Greke dhe i pajisur me vulë apostile, dhe provon se Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e Janinës, por ky dokument sipas tij fshihet nga kreu i SPAK.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

“Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët.

Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra. Ky dokument fshihet nga Altin Troplini”.

Berisha akuzoi institucionet e drejtësisë shqiptare, se kanë fshehur këtë fakt dhe kanë mbrojtur një magjistrate që, sipas tij, nuk plotëson kriteret ligjore për të ushtruar funksione publike.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj”, tha Berisha.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

Sipas tij, kjo është prova që reforma e Sorosit ka prodhuar kriminelë në sistemin e drejtësisë.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

“Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara. Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi”.

Berisha publikon dokumentin: Policia greke vërteton ekspulsin e Irenës

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos