Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit në SPAK

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 10:24 | Politikë

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë si në çdo fillim muaji në SPAK, në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha zbuloi edhe mesazhin që i kishte lënë kreut të strukturës, Altin Dumani.

“Para largimit, unë i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin, për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit”, tha Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos