Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Analizë të thellë pas publikimit të raportit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 22:10 | Politikë

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi:

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, në A2 CNN, deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

“Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë. Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen”, tha Këlliçi.

“Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, shtoi Belind Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos