Ankimi i PD, dyshime për tren bullgar, kas hap kutitë e Gramshit e Peqinit

Nga A2 CNN
13 Qershor 2025, 16:56 | Politikë

Ankimi i PD, dyshime për tren bullgar, kas hap kutitë e Gramshit e

Me kërkesë të dy anëtarëve, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të hapë kutitë e votimit në dy KZAZ të qarkut të Elbasanit.

Sipas vendimit, bëhet fjalë për kutitë e bashkive Gramsh dhe Peqin ku demokratët kishin dyshime për shtim fletësh në mënyrë fiktive. Akti i KAS nuk parashikon numërim por këqyrjen e materialeve zgjedhore, nëse numri i fletëve në kuti do të korrespondojë me ato që janë shënuar në procesverbale.

E hëna e javës së ardhshme u caktua si afati për kryerjen e këtij procesi dhe më pas do të vijojë edhe rinumërimi i plotë i kutive për qarqet Tiranë e Fier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos