Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale para zgjedhjeve të 11 majit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2025, 13:26 | Politikë

Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11 majit si “një nga farsat më kriminale” në historinë zgjedhore të vendit.

Sipas Berishës, qeveria ka përdorur mbi 500 milionë euro nga fondet publike për organizimin e aktiviteteve që synonin të ndikonin votën e qytetarëve shqiptarë. Ai tha se vetëm në periudhën janar – 11 maj, kur neni 91/3 i Kodit Zgjedhor ndalon prokurimet dhe veprimtaritë me ndikim elektoral, janë mbajtur mbi 4.500 aktivitete, përfshirë edhe 'Giro d’Italia', e cila sipas tij ka marrë 7 milionë euro nga buxheti i shtetit, në ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para tyre, shkruan A2 CNN.

Berisha theksoi se bashkitë e vendit kanë shpallur tenderë me vlerë totale 57 milionë euro për qëllime elektorale, nga të cilat 14 milionë janë blerje të përqendruara, ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpenzuar 10 milionë euro në të njëjtën linjë.

Ai akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për bashkëpunim në këtë “farsë elektorale”, duke e cilësuar si “avokat të verbër të krimit elektoral të qeverisë” dhe duke e akuzuar për injorim të provave ligjore e dokumenteve zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos