Ish-Ministri Lefter Koka ka lënë përkohësisht qelinë. Burime thanë se ai ka marrë disa orë leje për të vizituar nënën e cila vuan nga probleme shëndetësore.
Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve. Koka është dënuar me 2 vite burg për inceneratorin e Tiranës.
Për shkak të kohës së qëndrimit në paraburgim, dënimi për inceneratorin e Tiranës konsiderohet i shlyer.
Ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit. (A2 Televizion)