Shkuan në Sarandë për të vrarë, arrestohen 5 persona

Nga A2 CNN
4 Gusht 2026, 11:29 | Politikë

Shkuan në Sarandë për të vrarë, arrestohen 5 persona

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Sarandë, ku u arrestuan pesë persona të dyshuar se kishin shkuar në qytet për të kryer një vrasje.

Dy prej të dyshuarve, S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator, duke qëndruar në pritë në një zonë pa ndriçim.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë: V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë, V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë. Ata akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos