Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, deklaroi se “narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj”.
“Qytetarët e panë se çdo gjë është e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral. Sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta. Por, problemi është se këta janë Erion Veliaj. Janë “copy-paste”. Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit. Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron”, tha Berisha, shkruan A2.
“Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte. Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini. Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron. Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër. Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt. Këta e dinë shumë mirë... Ju lutem, zbërthejeni pak gjyqin e Erion Veliajt dje. Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëz që para disa muajsh ishin kacavjerrë, kishin sulmuar gjykatës dhe prokurorë për arrestimin e Lal Vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe më pasion të tmerrshëm. Ky është problemi i tyre. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj. Këta e dinë se asgjënë botë të vërtetën dhe të drejtën nuk do e pengojë. Prandaj dhe këta sot votuan kundër, por ne vazhdojmë betejën”, shtoi kreu demokrat.
(A2 Televizion)