Zhupa: Të përsëritet seanca e prezantimit të programit qeveritar

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 10:30 | Politikë

Zhupa: Të përsëritet seanca e prezantimit të programit

Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike, akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje autokratike dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi për bashkëpunim në shtypjen e debatit parlamentar.

Zhupa kërkoi që seanca e fundit të përsëritet, shkruan A2.

“Deputetët kanë të drejtë të pyesin kryeministrin dhe të bëjnë debat. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Duhet të përmendni fjalën kërcënuese të kryeministrit drejtuar juve për mbylljen e seancës sepse i ranë nervat”, u shpreh Zhupa, duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit.

“Sjellja e kryeministrit është tipike për një autokrat, i cili nuk duron debatet parlamentare dhe mendon vetëm për interesat e tij personale”, shtoi deputetja demokrate.

“Ajo seancë e programit qeverisës duhet të përsëritet dhe deputetët të kenë mundësinë të flasin për interesin publik. Ju si kryeparlamentar ju ftoj të mos e miratoni procesverbalin”, përfundoi deputetja demokrate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos