Rekord të zi në historinë e parlamentarizmit e ka cilësuar Sali Berisha seancën e 18 shtatorit, e cila zgjati vetëm 25 minuta, ku u miratua kabineti dhe programi qeverisës. Gjatë fjalës së tij kreu demokrat tha se ajo seancën fshehu 18 Erjon Veliaj, që kanë frikë e turp nga vetja e tyre.
“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë procesverbal ta hedhë në koshin e plehrave do të mbetet në arkivat e shtetit si procesverbal më i turpshëm në historinë e tij dhe ky turp do të mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo e pashembullt dhe e bënë atë për të fshehur e maskuar 18 Erion Veliaj”.
Ai i kërkoi kryeparlamnetarit Niko peleshi që të rikthejë seancën e 18 shtatorit, përndryshe to ta rikthejë Gjykata Kushtetuese.
“Nuk mund t’ia bëje vendit tënd kurrë pse një grusht të papërgjegjshëm që kanë frikë e turp nga vetja e tyre kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim e pa asgjë. Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentit shqiptar, në historinë e Europës e botës dhe të çdo regjimi. Ndaj rikthe seancën të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti e të bëhen zhvillimet. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre le t’ia mbathin e të ikin. Nuk është përgjegjshmëria jonë kjo. Është e tyre”, tha Berisha
(A2 Televizion)