Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e mjekësisë, u zotua se do të anulojë ligjin që i detyron ata të qëndrojnë dhe të punojnë për tre vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, përndryshe do të duhet të paguajnë vetë kostot e arsimit.
Berisha e cilësoi këtë ligj si diskriminues dhe antikushtetues.
“Ky është një ligj që bie ndesh me Kushtetutën. Do të anulohet menjëherë. Askush nuk mund t’ju detyrojë të riktheni një investim që shteti e bën për çdo student. Ky është diskriminim i pastër dhe i papranueshëm,” tha Berisha.
Ai shtoi se anulimi i këtij ligji do të jetë ndër veprimet e para që do të ndërmarrë qeveria e ardhshme e drejtuar nga opozita, duke kërkuar heqjen e tij nga Kuvendi në mbledhjen e parë të qeverisë së re. (A2 Televizion)