Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkarexhave në Vlorë

Nga Edi Ruçi
18 Nëntor 2026, 09:59 | Aktualitet

Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi i mjeteve

Kushtet hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës janë përkeqësuar këtë të mërkurë, duke bërë që Kapiteneria e Portit Detar Vlorë të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.

Sipas njoftimit të Kapitenerisë, era me drejtimi Jug-Jugperëndim, me forcë 6–7 ballë, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi i mjeteve

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, në det të hapur. Masa është në fuqi nga ora 08:00 e datës 18 nëntor deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor.

Kapiteneria e Portit Detar Vlorë u ka kërkuar gjithashtu të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi i mjeteve

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas parashikimit, përmirësimi i kushteve të motit për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 19 nëntor. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos