Balliu i ashpër me partitë e reja: Iu duhet një mandat për të bërë pazar

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 20:35 | Politikë

Balliu i ashpër me partitë e reja: Iu duhet një mandat për

Kandidati i opozitës për deputet, Klevis Balliu ka qenë i ashpër me partitë e reja që do të garojnë në këto zgjedhje, sidomos ato që dalin nga radhës e Partisë Demokratike.

Balliu u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin se ka pasur një ftesë për të gjithë që të bashkohen për të rrëzuar Edi Ramën, teksa tha se ata që synojnë një mandat e bëjnë këtë gjë vetëm për të bërë pazar.

“U bë përpjekje që kur iu thua bashkoheni. Nëse i futeni një gare dhe e dini që nuk fitoni. Për çfarë e do një deputet? Për të qeverisur nuk qeveris dot. Më bëni një llogari pa ngritur akuzë. Ke në plan të çash votën opozitare dhe të mbash këtë që është në pushtet. Kur të bëhet ftesa dhe nuk pranon është e shëmtuar. Ti do një mandat për të bërë pazar. Këto nuk janë parti. Një deputet në opozitë nuk të zgjidh asnjë hall”, tha Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos