Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat të premten se pas 11 majit, Kryeministri Edi Rama do të ekstradohet në SHBA, shkruan A2 CNN.
“Unë nuk kam një projekt që të udhëtoj para 11 majit drejt SHBA. Por, siç e keni parë ju, ato ndryshime epokale në SHBA flasin vetë, nuk ka nevojë t’i komentojë Sali Berisha. Gjarprit iu pre koka. Edi Rama heq dhe vë fotografitë, bën ‘ëoke culture’ me fotot e Aleksis Soros dhe Xhorxh Soros. Dosja McGonigal ka filluar të ecë, është në këmbë. Dy gjëra mund t’u them, në rast se unë nuk kam në plan një vizitë në SHBA, unë u garantoj se Edi Rama do ekstradohet pas 11 majit në SHBA. Atë e pret ekstradimi. Ose pastaj do vijnë të gjykohen këtu, një gjyq i përbashkët. Por më shumë të shkojë atje ku ka kryer krimin!”, tha Berisha.
Në vitin 2021, Berisha u shpall “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ai fajëson ndikimin e miliarderit Soros dhe rrjetit të tij brenda Departamentit të Shtetit, dhe drejtpërdrejt tek ish-Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. (A2 Televizion)