Në takimin me të rinjtë socialistë, kryeministri Rama ka kërkuar që me 11 maji PS të fitojë zgjedhjet, për të qenë kjo forcë politikë ajo që do ta çojë, sipas tij, Shqipërinë në BE. Ndërsa e cilësoi familjen europiane si të rëndësishme për sigurinë e të gjithë kontinentit.
“Një mbështetje masive për PS në këto zgjedhje është për të mos humbur trenin e historisë. Qasje e re ndaj sigurisë dhe mbrojtjes edhe siç kanë ardhur gjërat. S’jemi ende anëtarë të BE, nuk ka rëndësi kush qeveris. Na duhet mbështetje masive për PS që të futemi në BE. Pasi siç po shkojnë gjërat, BE është edhe me rëndësi për ekzistencën. Na duhet Bashkimi Europian sot dhe të jemi anëtarë të BE sa më parë, për të marrë fuqi të re financiare, troç, përveç të gjitha të mirave të tjera që ka anëtarësimi. Se në momentin që hyjmë jemi përfitues, ku të mëdhenjtë janë kontribuuesit dhe është familje ku më të fortët ndihmojnë më të dobëtit e kështu me radhë. Pra përveç buxhetit nga taksat ke mi edhe diçka ekstra, për rininë, universitetet, garancinë rinore dhe të tjerat, ndryshon komplet loja. Të jemi të barabartë edhe me vulë, edhe në pasaportën tuaj të shkruhet jo e Shqipërisë, por e BE-së, që t’ju japë të njëjtën vlerë në qytetërimin europian, të njëjtat të drejta. Liria juaj individuale s’mund të cenohet më në asnjë formë, barazia para ligjit s’do diskutohet nga askush këtu, askush s’mund t’ju diskriminojë atje, nëse do futemi në BE çdo gjë ndryshon, të gjitha të garantuara. Fuqizimi i BE, i Shteteve të Bashkuara të Europës është përgjigja” (A2 Televizion)