Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së tyre të 7 marsit.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur një foto për të falënderuar mësuesit për përkushtimin që tregojnë në kultivimin e dijes.
“Me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)