Berishës nuk i digjet mandati, Bardhi: Kërkuam që të rikthehet në Kuvend

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 15:24 | Politikë

Berishës nuk i digjet mandati, Bardhi: Kërkuam që të

Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Bardhi është shprehur se Nikolla lexoi drejt Kushtetutën. Ai theksoi se është kërkuar që Berisha të rikthehet në parlament duke ushtruar të plotë mandatin.

“Sot, Kryetarja e Kuvendit, lexoi drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha. Strukturat ligjore të Kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmente të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën, t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit, duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos