Sali Berishës nuk i mbaron mandati, Nikolla: Ka munguar me arsye

Nga Ervin Koçi
26 Qershor 2024, 14:56 | Politikë

Sali Berishës nuk i mbaron mandati, Nikolla: Ka munguar me arsye

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

Në këtë mënyrë, mungesa prej 6 muajsh e Berishës në punimet e Kuvendit është konsideruar nga Kuvendi me arsye. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha vijon të qëndrojë nën masën arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos