Blushi debat me Ballën ne Konferencën e Kryetarëve: Të ngrihet menjëherë Komisioni Hetimor për vjedhjen e fondeve të IPARD

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 16:16 | Politikë

Blushi debat me Ballën ne Konferencën e Kryetarëve: Të

Deputetët Tedi Blushi dhe Taulant Balla janë përfshirë në debate të ashpra gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Mësohet se Blushi ka kërkuar ngritjen e menjëhershme të Komisionit Hetimor Parlamentar për vjedhjen e fondeve IPARD të BE-së për bujqësinë.

Blushi tha se fermeret po penalizohen edhe për shkak se SPAK nuk ka vullnetin të hetojë vjedhjen e fondeve IPARD, pasi sipas tij, kjo do të çonte te vetë Rama.

“Hetimi nga Kuvendi i vjedhjes se fondeve IPARD eshte nje emergjence ne kushtet kur fermeret shqiptare per te dytin vit radhazi po humbin 112 milion euro ndihma nga BE vetem per shkak se ato perfunduan te inceneratoret dhe familjaret e Qeverise. Ju nuk ngopeni duke shkatërruar Bujqësinë dhe duke vjedhur fermerët.

Fermerëve, përbëjnë 40% të fuqisë punëtore dhe prej dy vitesh janë penalizuar nga bllokimi i fondeve IPARD (112 milion euro/vit). Nese ka nje prioritet sot interesi publik eshte mbeshtetja e Bujqesise, ketij sektori jetik per vendin.

Fermeret po penalizohen edhe per shkak se SPAK nuk ka vullnetin te hetoje vjedhjen e fondeve IPARD se si cdo afere edhe kjo te çon te Edi Rama. Ne kushtet kur edhe SPAK nuk po kryen detyren, eshte ne interesin e Kuvendit te zbuloje se kush ua vodhi ndihmat fermereve shqiptare.

Shprehja e vullnetit nga Taulant Balla per te penguar hetimin parlamentar eshte perpjekja per te mbuluar kete afere kriminale. Njeherazi ju po shkelni Kushtetuten duke i mohuar me force kartoni nje te drejte opozites per te kerkuar Komision Hetimor”, tha mes të tjerash Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos