Shpenzimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jenë objekt auditimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një ditë pas skadimit të afatit ligjor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi preferoi të mos komentonte numrat e raportuara nga partitë, por të njoftonte hapat e tjerë procedural.
“Është shumë herët nga çdo pikë vështrimi të bëj komente apo të japë vlerësime në aspektin e financimit të fushatës nga parti politike. Ato kanë dorëzuar raportet në KQZ brenda afatit. Këto raporte do t’i nënshtrohen një procesi auditimi, verifikimi ne në përfundim këtij procesi do të prezantojmë rezultatet dhe do të japin edhe gjykimin mbi to.”
Deklarata e Kreut të KQZ u bë gjatë testimit të pajisjeve të identifikimit elektronik që do të përdoren këtë të diel në 5 bashki të vendit, por jo në Tiranë, ku KQZ e ka ndarë mendjen për këtë proces.
“Vendimi i GJK është i qartë dhe të gjithë janë të detyruar për ta zbatuar këtë vendim. Sikurse kam bërë me dije publikisht, kur GJK mori vendimin për pezullimin e efekteve të dekretit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, ne pezulluam çdo organizim.”
Të dielën në Berat, Cërrik, Vlorë, Tepelenë e Mat do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie ku në katër njësi kryetarët u graduan deputetë e Ministër, ndërsa në Vlorë qytetari i parë la mandatin për t’u bërë ambasador. (A2 Televizion)
