Berisha nga Tropoja: Thonë këtu nuk vdes njeri për bukë, vetë stolisen si sulltanë

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 12:40 | Politikë

Berisha nga Tropoja: Thonë këtu nuk vdes njeri për bukë,

Nga Tropoja ku vijoi fushatën elektorale, Sali Berisha sulmoi edhe njëherë mazhorancën për situatën ekonomike dhe varfërinë që ka pllakosur në familjet shqiptare.

Kreu i demokratëve dhe drejtuesi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore e cilësoi të turpshme deklaratën që thuhet shpesh nga kreu i qeverisë dhe ministrat e tij se në Shqipëri askush nuk vdes për bukë.

“I keni dëgjuar besoj, një shprehje që vjen nga thellësitë e kohërave dhe sipas së cilës këtu nuk vdes njeri për bukë. Dhe e them këtë se, vërtet nuk vdiste njeri për bukë, se njerëzit ndanin kafshatën njëri me tjetrin. Kjo ishte bujaria, kjo ishte bamirësia e shpirtit. Por qeveritarë, ministra që deklarojnë se, në Shqipëri është mirë sepse nuk vdes njeri për bukë, nuk fjalë që nuk meritohet t’u thuhet.

Nuk është fjala të vdesë njeriu për bukë, por është fjala, të jetojë njeriu me dinjitet. Është fjala, të mos numërojë njeriu kafshatën. Është fjala, që ata burra dhe gra që ka shkrirë jetën për Tropojën, kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos tremben se nuk e mbyllin dot 15 ditëshin me pensionin që u jep.

Është fjala që, ata burra dhe gra, që kanë shkrirë jetën për Shqipërinë, të mos shtrijnë dorën për ilaçe se mbeten pa ilaçe se nuk i marrin dot me pensionin e tyre.

Është fjala, që, këta të rinj, këta fëmijë, ëndrrën e tyre të bukur shqiptare të mund ta ndërtojnë në Shqipëri, dhe jo të ëndërrojnë se si të ikin jashtë dhe të largohen nga Tropoja dhe Shqipëria.

Pra, është krejt tjetër.

Kurse këta, shkojnë në një akt përçmimi ndaj shqiptarëve se, këtu nuk vdes njeri për bukë.

Apo tjetra, ministret e tij, që stolisen sikur janë princesha të sulltanateve. U thonë shqiptarëve, që çfarë kanë pensionistët, pensionistët jetojnë shumë mirë. Se, me 140 euro jetohet normal, jetohet fare mirë”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos