Kryeministri Rama vijon takimet elektorale në qytetin e Shkodrës, ku bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në këtë qark, por edhe në të gjithë vendin.
Kreu i qeverisë u shpreh se në vitin 2013, kur PS mori pushtetin, Shqipëria ishte në fije të perit, shumë pranë një kolapsi të ngjashëm me atë të periudhës së piramidave.
“Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë. Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Populli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë”, tha mes të tjerash kreu i qeverisë. (A2 Televizion)