Berisha: Ai që i vuri non grata-n Sali Berishës, përfundoi në koshin e plehrave në SHBA

Nga A2 CNN
4 Maj 2025, 13:35 | Politikë

Berisha: Ai që i vuri non grata-n Sali Berishës, përfundoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Tropoja iu betua kryeministrit Edi Rama se "nuk do dalë dot nga kufiri i Shqipërisë pa dhënë llogari për të gjitha të këqijat që i ke bërë shqiptarëve".

"Miq, Tropoja ka patur mençurinë epike. Të qendrojë sa pak kush tjetër në anën e historisë. Në fakt, paraardhësit tanë kanë qendruar në anën e historisë, edhe atëherë kur nuk kishte shtet. Po edhe atëherë, kur kufinjtë e Shqipërisë ishin aty ku flitej shqip, pra nuk kishte një Shqipëri. Dhe ata qendruan, u përballën me sakrifica luftrash të egra. Mbrojtën Plavën dhe Gucinë, mbrojtën territore shqiptare. Pushka e tyre bëri që të mblidhet Lidhja e Prizrenit. Pra, raporti juaj me historinë, është një ndër raportet më të shkëlqyera, më të drejta, që bën krenar çdo njeri. Dhe nuk kam mëdyshje se, kësaj radhe do t’i qendroni asaj plotësisht. Por, miq, 2-3 sqarime do t’u bëj unë këtu ju. Edi Rama është ën grahmat e fundit. Ai mori damkën më të zezë pas Putinit në Valencia, në Kongresin e 82 forcave të djathta politike të Europës, që qeverisin Europën, qeverisin PE, qeverisin KE.
Edi Rama u damkos si armik i votës së lirë, si armik i pluralizmit, si armik i opozitarizmit, si bashkëpunëtor me krimin, si hajdut i papërmbajtur, si narkodiktator. Tani, kjo damksoje është kushtrim për çdo shqiptar. Të qendrosh në anën e drejtë të historisë, do të thotë të qendrosh në anën e kombeve të lira, kombeve të civilizuara, kombeve të qytetëruara dhe jo narkodiktaturave.
Jo vetëm, miq. Edi Rama i ka kohërat e numëruara, dhe unë ju jap ju fjalën se ai do ketë fundin që meriton. Po, ta dijë.
Ai nuk ka më mbështetjen e monstrës së njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros. Atij ia shtypi kokën Presidenti Donald Trump në Uashington", tha Berisha, shkruan A2.

"Ai loboi dhe mendoi se lau duart me Sali Berishën, duke firmosur shpalljen e tij non grata. Tani, dy fjalë do u them unë ju këtu. Ai që firmosi me lobimin e Sorosit dhe të Edi Ramës, ai bëri dy gabime të mëdha. E para gaboi, sepse ne shqiptarët e kemi në kod dhe gene adhurimin për mikun, po e kemi dhe një fjalë: Zot, na ruaj nga miku, se nga armiku ruhem vet!
Ai e bëri këtë gabim të madh. Gabimi i dytë i madh ishte se, ai nuk u fut në Google të shihte Shkëlzenin. Po të kishte parë Shkëlzenin mirë e mirë, do kuptonte që veprimin e tij, malin e Shkëlzenit, jo djalin, po të shihte Shkëlzenin, nuk do të firmoste atë gjë. Mirëpo sot, ku është ky njeri? Sot, ky është në koshin e plehrave të historisë të vendit të tij. I padëshiruar në të gjitha ndërtesat federative të SHBA-ve. I shpallur nga presidenti Donald Trump. Edi Rama, të jap fjalën se do përfundosh më keq se ai. Tropoja madhështore, Shqiëpria madhështore është zotimi ynë solemn para jush", shtoi Berisha.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos