Bushati: Plan 3 vite para që Rama ta hiqte qafe Veliajn

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 14:02 | Politikë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edlira Bushati, e ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se “Erion Veliaj është arrestuar, shkarkuar dhe dënuar ditën kur e morën agjentët e BKH-së”.

“E dimë që këtu është partia mbi të gjitha. Nuk kishte asnjë surprizë në atë që ndodhi dje. Erion Veliaj është arrestuar, shkarkuar dhe dënuar ditën kur e morën agjentët e BKH-së. Ajo ditë është fundi i tij politik. Këto janë thjesht akte të një plani i mirëfilltë, i nisur 2-3 vite përpara, për të hequr qafe Erion Veliajn”, tha Bushati.

“Këshilltarët bashkiakë të PD-së nuk mund të bënin asgjë tjetër përveç asaj që bënë dje. Ata ishin në koherencë me qëndrimin e PD-së në raport me kreun e Bashkisë Tiranë. Donim ta dëgjonim Veliajn pasi opozita duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë për të vendosur gishtin në plagë. Kërkesa për ta dëgjuar, që dihej që nuk do pranohej, ishte kërkesë normale në politikën e ditës”, theksoi më tej Bushati.

“Vendimi i djeshëm ishte politik nga ana e PS-së. I thirri Edi Rama këshilltarët dhe i tha se si do të veprohej. 3 muajt e mungesës u plotësuan në maj. Atëherë nuk i interesonte të zbatohej ligji. Madje, më është dukur e gjitha e koordinuar, fakti që Prokuroria e Posaçme dërgoi një ditë para Asamblesë dosjen e Veliajt”, shtoi më tej Bushati.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos