Rama, takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Përzë Anuela Ristanin nga mbledhja

Nga Fjorela Beleshi dhe Ornela Joti
24 Shtator 2025, 12:03 | Politikë

A2 CNN mëson se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Mbledhja, e cila ka nisur në orën 11:00, u mbajt në ambjentet e Kryeministrisë.

Takimi vjen një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak.

Në takim është e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.

Burime të pakonfirmuara thonë për A2 CNN se kryetarja në detyrë e Bashkisë, Anuela Ristani, është larguar një orë më herët nga takimi, dukshëm e mërzitur, pasi kjo i është kërkuar nga Kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos