Në krye të fletës së votimit në 11 maj do të jetë koalicioni i Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Shorti i hedhur këtë të hënë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rezervoi demokratëve renditjen në pozicionin e parë të fletës së votimit. Partia Socialiste sipas shortit do të renditet në vend të pestë.
Socialistët në renditje do të jenë të rrethuar nga partia e re Lulzim Bashës që do të mbajë numrin 4 dhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që drejtohet nga Adriatik Lapaj, e cila renditet në vend të 6, shkruan A2 CNN.
Koalicioni tjetër i drejtuar nga Dashamir Shehi, sipas shortit do të mbajë numrin rendor nëntë, Mundësia e Agron Shehaj do të jetë e parafundit me numrin 10, ndërsa mbyll renditjen në fletën e votimit PSD që drejtohet nga Tom Doshi e cila do të mbajë numrin 11.
RENDITJA E PARTIVE NË FLETËN E VOTIMIT
1- Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2- Lëvizja Bashkë
3- Lëvizja Atdheu
4- Partia Koalicioni Euroatlantik
5- Partia Socialiste
6- Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”
7- Aleanca Kombëtare
8- Aleanca Demokracia e Re
9- Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
10- Partia Mundësia
11- Partia Socialdemokrate (A2 Televizion)