Celibashi: Në zgjedhjet e 11 majit votoi 82% e Diasporës

Nga A2 CNN
22 Maj 2025, 13:33 | Politikë

Celibashi: Në zgjedhjet e 11 majit votoi 82% e Diasporës

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në një konferencë për shtyp të enjten, dha detaje për votën e diasporës. 

“85 shtete të botës ishin pjesë. Procesi i përgatitjes së dokumentit zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 prilli ishte dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhës në Rusi. Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë, shkon gati në 97%”, tha Celibashi, shkruan A2.

Sa i takon procesit të numërimit, Celibashi theksoi: “I gjithë dokumentacioni u administrua në kuti që përmbanin sipas rregullsisë këtë dokumentacion, të ndarë në dy grupe. Në 945 kuti u administrua dokumentacioni që ishte i rregullt; në 14 kuti dokumentacioni i cili pasi u hap zarfi DHL u konstatua që nuk ishte në përputhje me protokollin e KQZ. Kemi pasur kuti të tilla nga 1 për çdo qark dhe 2 për Tiranën”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos