
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të marrë më shumë kohë përpara se të shprehet për vlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Himarës.
Koalicioni Bashkë Fitojmë vuri në lëvizje këtë hallkë të KQZ-së duke kërkuar pavlefshmëri zgjedhore, ku si argument kishte pamundësimin e qytetarëve të Himarës për të ushtruar të drejtën e votës për shkak të skadimit të letërnjoftimeve.
Gjatë parashtrimit të pretendimeve, përfaqësuesi i opozitës kërkoi nga KAS hapjen e kutive të votimit për të shqyrtuar materialet zgjedhore, kërkesë e cila do të shqyrtohet të enjten. 
 
  (A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   