Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se PD-ja është krenare për figurat e saj dhe theksoi se “eksperienca nuk duhet parë si diçka negative”.
“Eksperienca nuk duhet parë si diçka negative. Ne jemi krenarë për figurat që kemi në Partinë Demokratike. Ne nuk kemi Tërmet Peça. Ne kemi intelektualë”, tha Balliu.
Më tej, deputeti demokrat shtoi se në Partinë Demokratike nuk mungojnë as figurat e reja.
“Sot në Tiranë, në listën e mbyllur, nga PD keni 3 figura të reja. Unë, Besart Xhaferri dhe Belind Këlliçi. Në Lezhë keni deputete si Elda Hoti. Në listat e PD ka kandidatë që janë figura të reja politike”, tha Balliu. (A2 Televizion)