Deputetët e PD dogjën karriget në Kuvend, reagon ambasada britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Nga A2 CNN
1 Tetor 2024, 15:38 | Politikë

Deputetët e PD dogjën karriget në Kuvend, reagon ambasada

Një ditë pasi deputetët e opozitës nxorën jashtë parlamentit karriget dhe u vunë flakën ka reaguar edhe ambasada britanike në Tiranë. Në një postim në X, ambasada i bën thirrje partive politike që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare”, thuhet në postimin e ambasadës britanike, shkruan A2.

Ambasada Britanike “dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë”.

Një ditë më parë seanca plenare u përfshi nga tensionet mes deputetëve për shkak të dënimit të deputetit të PD-së Ervin Salianji. Opozita i cilësoi veprimet e djeshme në kuvend si fillim të aksionit opozitar që do të kulmojë në protestën e 7 tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos