"Dhunë policore dhe rrëmbim live", Noka: Policia e Shtetit tërheq forcërisht kreun e Ballit Kombëtar

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 23:24 | Politikë

"Dhunë policore dhe rrëmbim live", Noka: Policia e Shtetit

Flamur Noka ka postuar në rrjetet e tij sociale një video ku shprehet se në të shfaqet momenti kur "tërhiqet forcërisht" nga policia Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, shkruan A2.

"Skandal policor. Dhunë dhe rrëmbim live. Personi në video që tërhiqet forcërisht nga Policia e Shtetit është Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar. Z. Alimadhi ndodhej në kafenenë e vëllait të tij kur kërkoi të mësonte nga policia arsyen e hyrjes dhunshëm e kërcënueshëm në një ambient privat, e mbi të gjitha pa mandat. Horrave të rekrutuar nga rruga nuk u pëlqen mirësjellja dhe edukata. Ata njohin vetëm gjuhën e rrugëve si mjet imponimi. Diskretitimi që i bëjnë uniformës së shtetit shqiptar këta banditë rëndon në xhepat e taksapaguesëve. Hiqini kapelet! Nuk meritoni respeskt", lexohet në shkrimin shoqërues të videos së postuar nga deputeti i Partisë Demokratike.

  (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos