“Rezultat i jashtëzakonshëm”, Zhupa bën llogaritë: Me votat e diasporës, në Vlorë fitojmë 6 mandate

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 22:18 | Politikë

“Rezultat i jashtëzakonshëm”, Zhupa bën

Ina Zhupa, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, në një lidhje direkte me “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se PD-ja do të arrijë “rezultat të jashtëzakonshëm” në këto zgjedhje.

“Kam një investim 4-vjeçar këtu. Kam punuar që të ndërtoj struktura dhe të rimodeloj strukturat edhe në funksion të betejave parlamentare. Sepse ne përpara këtu kishim dy degë: Sarandë dhe Delvinë. Tani kemi 4 degë në nivel bashkie, vetëm e vetëm që të ishim gati për betejën elektorale dhe të arrijmë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje”, tha Zhupa.

Kur u pyet se çfarë konsideronte fitore të jashtëzakonshme, Zhupa u përgjigj: “Herën e kaluar, votën e emigrantëve e pengoi Partia Socialiste. Edhe tani bëri gjithçka që të mos votonin ata me pasaportë të Bashkimit Europian. Vota e diasporës nuk shkon për PS, ndryshe do të kishin votuar edhe në vitin 2021. PD, e ka humbur mandatin e pestë për shumë pak vota, kur LSI garonte më vete. Tani, që ka një koalicion me PL, PBDNJ, PDIU dhe shumë parti të tjera, vetëm me votat e 2021, pa diaposrën, kemi 5 mandate. Duke futur edhe diasporën, automatikisht kemi dhe mandatin e 6 në Vlorë. Synimi jonë është që përtej barazimit 6-6, ta thyejmë këtë barazim. Por, barazimi është objektivi minimal që i kemi vënë vetes”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos