Kallas në Tiranë, A2 CNN zbardh agjendën e takimeve të Përfaqësueses së Politikës së Jashtme të BE

Nga A2 CNN
4 Prill 2025, 22:57 | Politikë

Kallas në Tiranë, A2 CNN zbardh agjendën e takimeve të

Zbardhet agjenda e takimeve të martën në Tiranë të Përfaqësueses së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas.

A2 CNN mëson se ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Igli Hasani e Pirro Vengu.

Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

Po ashtu, ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik janë takime edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje Hercegovinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos