“Do jemi surpriza e 11 majit”- Djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier, Dashamir Shehi: Do mbledhim mijëra vota

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 19:26 | Politikë

“Do jemi surpriza e 11 majit”- Djathtas për Zhvillim prezanton

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.

Në fjalën pëshshëndetëse drejtuesi politik i Qarkut Agron Kapllanaj ka theksuar se koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të jetë supriza e zgjedhjeve në 11 Maj me rezultatet që do të arrijë.

Ndërsa kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka pohuar se e djathta ka qënë që nga viti 1991 letargjike, larg pritshmërisë së shqiptarëve duke e lënë vendin në 35 vite pa vlerat identitare, atdheun, familjen, idividin dhe besimin ne zot.

Ndërkohë drejtuesi i koalicionit, Dashamir Shehi është fokusuar te dy shtyllat kryesore të ekonomisë, industria dhe bujqësia, prioritare në programin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, teksa ka theksuar se politikisht nuk i kanë borxh askujt. Miqtë e aleatët sipas tij, e kanë zgjedhur rrugën e vet.

Po ashtu, Shehi ka thënë se deri në 11 Maj duhet të luftojnë fortë, për të mbledhur me mijëra vota, që të dalin krenarë nga kjo histori, shkruan A2 CNN.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos