Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala, jep dorëheqjen nga detyra. Vendimi i kryetares së komanduar të kësaj bashkie argumentohet me arsyet personale dhe pamundësinë e realizimit të detyrës.
Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.
Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon.
Blerina Bala u zgjodh drejtuese e re e bashkisë së Himarës, me 15 vota pro në Këshillin Bashkiak, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro janë në burg.
Bala ka qenë anëtare e Partisë Socialiste dhe nënkryetare për disa kohë në bashkinë e Himarës. (A2 Televizion)