Reagimi i Ramës pas investigimit, Bardhi: Vetëm një mafioz mbron krimin dhe sulmon median

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 16:08 | Politikë

Reagimi i Ramës pas investigimit, Bardhi: Vetëm një mafioz mbron

Fjalët e Kryeministrit Rama për investigimin e Rai 3 sollën reagimin e Gazment Bardhit. Kreu i grupit parlamentar të PD pohoi se shefi i Qeverisë i ikën të vërtetës me fjalë boshe.

“Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Deputeti demokrat thotë për Ramën se e ka bërë Shqipërinë parajsë për eksponentët e rrezikshëm të krimit.

“Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, pohon Bardhi, duke replikuar ndaj pretendimit të Kryeministrit se këto investigime vijnë pasi Shqipërisë nuk ia falin suksesin e viteve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos