Ka përfunduar dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Komisionin Hetimor parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.
Seanca e marrjes në pyetje të ministrit zgjati për më shumë se 3 orë, teksa ajo u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjeve sensitive.
Ndërkohë, dy palët në komision kanë debatuar me njëri-tjetrin për vijimin e dëshmisë së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili gjithashtu kërkoi një seancë me dyer të mbyllura.
Kjo gjë hasi në kundërshtinë e kryetarit të komisionit, Salianji, i cili tha se për këtë çështje është votuar më herët.
“Kemi votuar me shumicë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Tani se ka frikë PS për drejtuesit e institucioneve. Kjo është e paligjshme”, tha mes të tjerash Salianji. (A2 Televizion)