Dosja “Partizani”, zbulohet data kur nis gjyqi ndaj Sali Berishës

Nga Xhensila Kodra
12 Qershor 2025, 10:30 | Politikë

Dosja “Partizani”, zbulohet data kur nis gjyqi ndaj Sali

Gjykata e Posaçme cakton datën 30 qershor, ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Të pandehur janë marrë pesë persona, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja, shkruan A2 CNN.

Sipas SPAK,  ish-kryeministri Berisha ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur në çështje për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos