Kryeministri Edi Rama ka uruar 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste me një postim simbolik në Facebook. Ai e ka shoqëruar urimin me një mesazh ku thekson mbështetjen e marrë në zgjedhjet e fundit, duke e konsideruar rezultatin si një ngjitje historike të flamurit të socialistëve dhe progresistëve shqiptarë.
“Në këtë 34-vjetor të valëvitjes së tij, flamuri ynë është ngjitur më lart se asnjëherë, falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE,” – shkruan Rama
Në mesazhin e tij, ai uroi të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste për ditëlindjen e formacionit politik, por gjithashtu uroi një ditë të mbarë edhe për qytetarët jashtë forcës së tij politike, “pa përjashtim”. (A2 Televizion)