Sot në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca e radhës për dhënien me koncesion të parkut të Butrinit. Sot ishte seanca me konkluzionet finale dhe Kushtetuesja ka tashmë një muaj kohë që të shprehet.
E ftuar në “Diatri” në A2 CNN, deputetja Ina Zhupa, e cikla është një nga ligjvënëset më të zëshme sa i përket çështjes së Butrinit, u shpreh se Kushtetuesja është mundësia e fundit për të shpëtuar parkun.
Deputetja demokrate theksoi se nuk kemi të bëjmë vetëm me koncesionin e radhës, por bëhet fjalë për dëme që nuk mund të zhbëhen më.
“Këtu varet e ardhmja jonë me fqinjin, rrezikojmë daljen nga Unesco...Të gjitha shkeljet. U mundova t’ia paraqis Kushtetueses, me të gjitha nenet.”
Zhupa tregoi në studion e A2 CNN se cilat janë disa nga shkeljet më të rënda, sipas saj, nëse do t’i jepej privatit një trashëgimi kulturore si parku i Butrintit.
Deputetja përmendi se siç është e sanksionuar edhe në ligje, identiteti dhe kultura mbrohet nga shteti, në mënyrë që trashëgimia të ruhet dhe t’u transmetohet brezave që do të vinë.
“Koncesioni ka objekt fitimin. Një pasuri publike duhet të jetë pjesë e financave publike. Ndërkohë që të gjitha do të kalojnë të xhepat e fonadacionit...Shteti nuk mund të kontrollojë më asgjë se ca bëhet aty,” shtoi ajo.
Ligjvënësja demokrate theksoi gjithashtu se në këtë rast kemi të bëjmë me një ligj të bërë me porosi.
"AADF ka paguar, edhe pse nuk lejohet, studio për ta bërë atë ligj. Që i hap rrugë privatizimin. Në studio private dhe i jepeshin si ekspertizë shtetit. 250 mijë dollarë për një kompani private...” (A2 Televizion)