“Ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes” Dredha mesazh pas dorëheqjes punonjësve të bashkisë dhe socialistëve të Vlorës

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 07:09 | Politikë

“Ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në

Pak orë pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në grupet e WhatsApp ku janë punonjësit e bashkisë së Vlorës si dhe në atë të Partisë Socialiste të degës Vlorë ka mbërritur rreth mesnatës një mesazh nga vetë zoti Ermal Dredha.

Teksa falënderon të gjithë për mbështetjen, Dredha kërkon falje që po e ndërpret këtë rrugëtim në mes si edhe për ndonjë hall të pazgjidhur.

“Faleminderit dhe ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në mes, por sinqerisht për mua ka qenë kënaqësi dhe privilegj t’ju shërbej edhe pse jo të gjithëve kam arritur tua zgjidh hallet! Duke ju uruar më të mirat juve dhe familjeve tuaja, me shumë respekt Ermali”, shkruan Dredha, përcjell A2 CNN.

“Ndjesë që po e lë këtë rrugëtim në

Kreu i bashkisë së Vlorës dha një ditë më parë dorëheqjen nga ky post. Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se zoti Dredha ka qenë në ambientet e bashkisë deri në orën 16:00 të së mërkurës, ku është prezantuar dhe nënkryetari i tretë Elis Halili.

Mësohet se Halili është emëruar në këtë detyrë vetëm pak orë përpara se Dredha të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së qytetit bregdetar.

Largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion dhe një ditë përpara asamblesë së PS-së ku priten dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos