Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 21:26 | Politikë

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës

Burime brenda bashkisë së Vlorës kanë konfirmuar se kreu i bashkisë Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

Lajmi është konfirmuar nga A2 CNN në emisionin Off The Record, teksa mësohet se Dredha e ka dorëzuar dorëheqjen në orët e para të mëngjesit.

Largimi i Dredhës vjen disa javë pas vizitave të kryeministrit Rama në Bashki, ku urdhëroi mes të tjerash largimin e të gjithë drejtuesve në këtë institucion dhe një ditë përpara asamblesë së PS ku priten dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Sipas burimeve brenda mazhorancës socialiste, arsyeja e dorëheqjes të Dredhës lidhet me situatën e akumuluar javëve të fundit.

Pas përplasjeve të shumta me kryeministri si në daljet publike por edhe ato me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër shkarkimet e të gjithë drejtorëve dhe emërimet e të rinjve, proces i cili është ndjekur dhe vendosur nga ministrat e Ramës dhe deputetëve të zgjedhur.

Sipas burimeve Dredha nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe që në një farë mënyrë drejtimin e bashkisë, përsa i përket emërimeve, nuk po bëhej nga ai si titullar, por nga njerëz të cilët kryeministri i kishte vendosur në krye të këtij procesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos