Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 22:20 | Politikë

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD:

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ka komentuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha.

Ai tha se Dredha është shkakruar nga kryebashkiaku i Shqipërisë Edi Rama, siç e quajti ai.

“Kryebashkiaku Edi Rama ka shkarkuar një nga drejtorët që ka pasur në Vlorë. Unë e kam thënë këtë edhe për ministrat, që Edi Rama nuk ka më as kabinet ministror, por ka vetëm drejtorë.

Ai operon me një pjesë dërrmuese të stafit që ka pasur në Bashkinë e Tiranës dikur dhe ka drejtorë për ujërat e zeza, drejtorë për ujërat e bardha, ka drejtorë për rrugët, ka drejtorë për marrëdhëniet me jashtë. Këto janë çështje administrative të vogla pasi kryebashkiaku i Shqipërisë Edi Rama kështu ka menduar”, tha Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos