Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Sipas burimeve, mësohet se zoti Dredha ka qenë në ambientet e bashkisë deri në orën 16:00 të së mërkurës, ku është prezantuar dhe nënkryetari i tretë Elis Halili.
Mësohet se Halili është emëruar në këtë detyrë vetëm pak orë përpara se Dredha të hiqte dorë nga drejtimi i bashkisë së qytetit bregdetar.
Elis Halili nënkryetari i konfirmuar sot, është me profesion inxhinier dhe ka qenë përgjegjës i një prej firmave ndërtuese që ka realizuar disa projekte në qytetin e Vlorës (A2 Televizion)