Sipas burimeve brenda mazhorancës socialiste, arsyeja e dorëheqjes të Dredhës lidhet me situatën e akumuluar javëve të fundit.
Pas përplasjeve të shumta me kryeministri si në daljet publike por edhe ato me dyer të mbyllura, por nga ana tjetër shkarkimet e të gjithë drejtorëve dhe emërimet e të rinjve, proces i cili është ndjekur dhe vendosur nga ministrat e Ramës dhe deputetëve të zgjedhur.
Sipas burimeve Dredha nuk e ka fshehur pakënaqësinë për situatën e krijuar dhe që në një farë mënyrë drejtimin e bashkisë, përsa i përket emërimeve, nuk po bëhej nga ai si titullar, por nga njerëz të cilët kryeministri i kishte vendosur në krye të këtij procesi.
Dorëheqja në këto momente përkon një ditë para Asamblesë së PS dhe pak ditë para dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. (A2 Televizion)