Belind Këlliçi në “Off the Record”: 2 këshilltarë të Ramës dekonspironin aksionet e FBI për llogari të Kinës

Nga A2 CNN
10 Shtator 2025, 21:52 | Politikë

Belind Këlliçi në “Off the Record”: 2

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin një çështje që sipas tij ka përmasa ndërkombëtare.

Teksa foli për çështjen McGonigal, Këlliçi tha se dy këshilltarë të kryeministrit Edi Rama, përfshirë Dorian Duçka dhe gjeneralin rumun Florian Koldea, kanë dekonspiruar aksionet e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA për llogari të kompanive kineze.

“Është një çështje me interes të jashtëzakonshëm botëror sepse përfshin një skandal që lidhet me një kompani kineze, ku njëkohësisht këta dy këshilltarë demonspironin aksionet e FBI-së për llogari të Kinës. Ky skandal kinez, me ato të dhëna që ne i kemi publikuar, tregon nivelin e rrezikut dhe përfshirjes ndërkombëtare”, deklaroi Këlliçi.

“Do e shihni që PD nuk flet kot”, Këlliçi: Miqve të Ramës në Sinaloa iu sekuestruan miliona dhe 7 tonë kokainë

Këlliçi shtoi se drejtësia është e kapur teksa premtoi se shumë shpejt të gjitha denoncimet e demokratëve do të vërtetohen përpara publikut.

“Miqtë e tij të ngushtë në kartelin Sinaloa dje kanë marrë një goditje të jashtëzakonshme, u janë sekuestruar rreth 14 mln usd rreth 7 tonë kokainë. I priste në zyrë. Funksionarët e kartelit Sinaloa me Dorian Duckën dhe një gjerman i priste në zyrë. Ne nuk do të rreshtim së foluri. Do të vij momenti që do të shihni që nuk flet kot PD. Është drejtësia e kapur, shoqëria civile e kapur… Ky aksion i nisur nga PD do të rezonojë në dyert dhe veshët e duhura brenda dhe jashtë vendit”, tha Këlliçi në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos