Drejtësia, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 11:22 | Politikë

Drejtësia, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, pjesë e paketës së re të garancive procedurale në kuadër të reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij, Rama tha se 10 vite pas nisjes së reformës, ajo ka treguar si forcën ashtu edhe dobësitë e saj, ndërsa theksoi nevojën për të vendosur më shumë ekuilibër në raportin mes pushtetit të drejtësisë dhe të drejtave të individit.

Duke iu referuar raportit më të fundit të Këshillit të Europës, Rama tha se 62% e personave në burgjet shqiptare janë të paraburgosur, ndërsa mesatarja europiane është 26%.

“Sot kemi parë forcën e reformës në drejtësi, por edhe dobësitë që dolën në pah nga përballja me realitetin. Kemi parë edhe dështime dhe deformime, por përtej çdo vështirësie dhe peripecie, barra e kthesës së madhe të reformës në drejtësi ia ka vlejtur qiranë. 10 vjet shembën kultin 100 vjeçar të pandëshkueshmërisë. 10 vjet më parë në i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit, sot duam të bëjmë një hap tjetër, më modest në përmasa, duam t’i japim më shumë ekuilibër pushtetit të drejtësisë. Ky është thelbi i paketës së re që prezantojmë sot publikisht, paketa e garancive proceduriale. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton në mënyrë kaq të plotë edhe organike prezumimin e pafajësisë në procesin penal", tha Rama. 

"Në Shqipëri peshorja e drejtësisë peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Raporti më i fundit i Këshillit të Europës tregon se 62 për qind e njerëzve në burgjet shqiptare janë të paraburgosur, mbahen në burg për atë që akuzohen, mesatarja e europiane në po atë datë ishte 26 për qind. Shqipëria ishte më shumë se dy herë më keq krahasuar me gjithë Europën. Ky është një problem shumë i rëndë shqiptar, që duhet ta adresojë në letër Kuvendi dhe ta pranojmë si sfidë të përbashkët për ta fituar, gjyqësori dhe ekzekutivi. Ne duke siguruar mbështetjen financiare dhe logjistike për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të punës dhe magjistratët duke iu përkushtuar zbatimit të kësaj pakete si mision dinjiteti kombëtar”, vijoi ai. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos